Një ditë pas sulmit terrorist që shkaktoi 1 viktimë dhe disa të plagosur në Hamburg, detaje të reja dalin rreth autorit të ngjarjes. Autoritetet gjermane njoftuan se 26-vjeçarit Ahmad A. me origjinë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i ishte mohuar e drejta e azilit.
Ai njihej nga forcat e sigurisë si person që frekuentonte rrjetet islamiste dhe ishte potencial për prirje xhihadiste.
E përditshmja gjermane Spiegel, raportoi se agresori kishte probleme psikologjike dhe droge.
Ajo që më nervozon është se ky person kërkoi mbrojtje nga Gjermania dhe më pas shprehu urrejtjen e tij kundër nesh
, tha kryebashkiaku i Hamburgut.
Siç shihet në videon më lart, pasi sulmoi qytetarët, agresoi u ndoq nga një grup djemsh të cilët e sulmuan me karrige në përpjekje për ta ndaluar.
Ai mban ende thikën në dorë dhe kërcënon qytetarët.
Pak çaste më pas ai u arrestua nga policia.
Sipas dëshmitarëve 26-vjeçari Ahmad A. thërriti Allahu Ekber përpara se të sulmonte.
Gjermania është bërë shpesh shënjestër e sulmeve terroriste. Vitin e kaluar 3 sulme goditën vendin. Më i rëndi ishte ai i 19 dhjetorit, ku terroristi i ISIS tuniziani Anis Amri vërshoi me kamion në një treg Krishtlindjesh në Berlin, duke shkaktuar 12 viktima dhe mbi 50 të plagosur.
Tv Klan