Thashethemet se Kim Kardashian ndodhte në një romance të re, të cilën po përpiqet ta mbajë të fshehtë po bëjnë xhiron e rrjetit.

Në trailerin e sapo publikuar për sezonin e 6-të të “The Kardashians” i cili u shfaq të premten, 43-vjeçarja tregoi pak për jetën e saj. Vetë 8 muaj pasi ndarjen me yllin e NFL, Odell Beckam, Kim Kardashian ngjalli zërat se ajo mund të jetë sërish në një lidhje edhe pse kishte “premtuar” se do të qëndronte beqare.

“Unë kisha ndërmend të qëndroja beqare. Unë ju gënjeva plotësisht”, rrëfeu ajo me një buzëqeshje lozonjare.

E gjitha kjo vjen disa javë pasi zërat që qarkullonin në rrjet, pretendoni se Kim Kardashian ishte në një romancë me një person, i cili i kishte “vjedhur” zemrën dhe që nuk ishte në rangun e të famshëmve.

Kim nuk është e panjohur për një romancat e profilit të lartë pasi historia e saj e takimeve përfshin Odell Beckam, Pete Davidson dhe një romancë me Kanye West. Megjithëse pretendohet se ajo mund të jetë duke bërë diçka ndryshe kësaj here./tvklan.al