Një sulm izraelit shënjestroi bazë ushtarake në qytetin Sarafand në Libanin jugor, duke vrarë tre ushtarë dhe plagosur disa civile.
Nga sulmi disa automjete ushtarake morën flakë shumë afër kufirit me Izraelin. Qeveria e Libanit tha se planifikon të paraqesë një ankesë zyrtare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për sulme të përsëritura të cilat përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Ndërkaq në anën tjetër të enklavës, forcat izraelite vranë të paktën 15 palestinezë në Rripin e Gazës duke përfshirë një punonjës ndihme.
Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi gjatë një vizite në Gaza se Hamasi nuk do të sundojë enklavën palestineze pas përfundimit të luftës dhe se Izraeli kishte shkatërruar aftësitë ushtarake të grupit islamik.
Netanyahu u shpreh gjithashtu se Izraeli nuk kishte hequr dorë nga përpjekjet për të gjetur 101 pengjet e mbetura që besohet se janë ende në Gaza dhe ai ofroi një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kthimin e secilit.…
“Kushdo që guxon të preke pengjet tona, do të marrw përgjigje nga ne”, ka thënë Netanjahu.
Ndërkohe vijojnë bisedimet e SHBA me Izraelin dhe Libanin për mundësinë e arritjes së një armëpushimi.
Klan News