Për herë të parë që nga rënia e Bashar Al Assadit, ushtria izraelite goditi Damaskun. Sulmet ajrore që tronditën kryeqytetin sirian kishin në shënjestër selinë e divizionit të katërt të ushtrisë.
Qytetet në jugperëndim të Sirisë janë goditur gjithashtu nga raketat izraelite. Ambasadori i Sirisë në OKB i dërgoi letër Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, ku dënon agresionin e Izraelit dhe shkeljen e sovranitetit të Sirisë. Ndërkohë Rusia po grumbullon pajisje e makineritë ushtarake në një bazë ajrore në Siri.
Në këto pamje dallohen automjetet ushtarake me flamuj rusë që lëvizin në një autostradë duke u larguar nga rajoni i Damaskut. Ndërsa këto imazhe tregojnë dy avionë Antonov në një bazë ajrore në provincën bregdetare të Latakias.
Një prej tyre u nis ketë të shtunë ndërsa priten të tjera fluturime për të kryer largimin e plotë të trupave dhe mjeteve ushtarake ruse. Ndërkohe Siria përveçse është shkatërruar nga lufta përballet edhe me mungesën e nevojave bazë, siç janë ushqimet dhe karburanti.
Tv Klan