Një krokodil i uritur u ushqye me një gjirafë të ngordhur në rezervatin natyror në Afrikën e Jugut. Ai luftoi me krokodilët e tjerë para se ta kishte të gjithën për vete e të ngulte dhëmbët në mishin e saj.

39FCDBA800000578-3897768-The_reptile_approached_the_dead_animal_before_sinking_its_jaws_i-a-1_1478099607494

Krokodilët e rritur mund të ushqehen me një sërë kafshësh duke përfshirë buajt, hipopotamët e vegjël dhe “macet e mëdha”.

Por peshku dhe jokurrizorë të tjerë formojnë pjesën më të madhe të asaj që ata hanë.

39FCDBB800000578-3897768-A_hungry_crocodile_fought_off_rivals_to_feed_on_a_dead_giraffe_a-a-2_1478099607504

Krokodilët kanë reputacionin e frikshëm si ngrënës-njerëzish.

Ata janë përgjegjësit për qindra vdekje çdo vit.

39FCDF9A00000578-3897768-The_large_crocodile_beat_other_reptiles_to_the_carcass_before_si-a-6_1478099607534

Ata gërmojnë gropa në folenë ku jetojnë, disa metra nën ujë. Krokodili femër lëshon 40-60 vezë vetëm gjatë një here.

Ata qëndrojnë gjithmonë në distanca të afërta me folenë. Vezët duan rreth 80-90 ditë që të çelin e më pas femrat i shoqërojnë të vegjlit e tyre në ujë./tvklan.al