Një çift të dashuruarish janë martuar jo në vendin më romantik të mundshëm, por nën një urë autostrade.

Por Llewellyn Jeneker dhe Cecilia Absolom kanë një arsye të mirë për të justifikuar martesën e tyre në këtë hapësirë të pazakontë.

Romanca e tyre filloi 30 vjet më parë kur ata ishin të pastrehë dhe ishin të detyruar të jetonin në rrugët e Cape Town, Afrikë e Jugut.

Dhe tani, falë këshillit të qytetit dhe një donatori, ata janë lidhur në martesë më vendin ku u takuan për herë të parë.

Më shumë se 100 persona morën pjesë në ceremoninë Jeneker dhe Absolom, mes të cilëve edhe disa të pastrehë.

Sipas

Daily Mail

, këshilli i qytetit ndihmoi në organizimin e ditës së madhe të çiftit.

Çifti tashmë uron të jetojnë si një familje, bashkë me djalin e tyre 12-vjeçar dhe të kenë një vend që ta quajnë shtëpi./tvklan.al