Një popull që ende nuk e di se cili është identiteti i tij nuk ka nevojë të merret me identitetin e të tjerëve e aq më shumë të shqiptarëve.
Kjo është përgjigja e kryetarit të kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, për enciklopedinë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, që i konsideron shqiptarët si njerëz të maleve.
Krasniqi thotë se nga ana politike enciklopedia e akademikëve maqedonas i ngjan logjikës së bretkosës e rolin e bretkosës sipas tij në këtë rast e kanë marrë maqedonët.
Jakup Krasniqi: “Bretkosa kishte kërkuar nga Nallbani të mbathet me kuaj, me patkonjtë e kalit, por këmba e saj ishte tepër e vogël”.
Ai tha se maqedonët duhet të kërkojnë identitetin e tyre, për shkak se sipas tij ky popull nuk e din se është maqedonas sipas dekretit të Titos apo thirret me paraardhësin e tyre, mbretin bullgar Samuel.
E sa për shqiptarët ai porosit maqedonët sesa i përket identitetit janë shumë në rregull.
Jakup Krasniqi: “Konsiderojmë që identiteti i shqiptarëve tanimë është i përmbyllur dhe i konsoliduar më së miri në Ballkan.”
Kryekuvendari Krasniqi jo vetëm maqedonasve, por edhe të tjerëve u përkujton se historinë e shqiptarëve nuk mund ta përvetësojë askush./tvklan.al