Lajmi se këngëtari Shpat Kasapi është në një lidhje bëri xhiron e mediave rozë. Sot ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, nga ku foli lidhur me këtë lajm.

Këngëtari pranoi se është në një histori dashurie aktualisht, madje premtoi se së shpejti do të vijë në emision bashkë me të dashurën e tij.

Rudina Magjistari: Ke thënë që je në një histori aktualisht?

Shpat Kasapi: Po, jam një histori.

Rudina Magjistari: Je i dashuruar?

Shpat Kasapi: Deri diku.

Rudina Magjistari: Deri diku e kishe për të qenit i dashuruar?

Shpat Kasapi: Është fillimi, dashuria është proces.

Rudina Magjistari: Ia ke prezantuar mamit?

Shpat Kasapi: Jo akoma. Por herën tjetër do të na kesh në studio bashkë, të premtoj.

Rudina Magjistari: Paskemi diçka serioze më duket mua.

Shpat Kasapi: Po, jemi në proces, të thashë.

Rudina Magjistari: S’na the nga është?

Shpat Kasapi: Është afër meje, nga Kosova.

/tvklan.al