Dashuria vjen në forma dhe mënyra të ndryshme. Në diskutimin në “Shije Shtëpie” në Tv Klan teksa disa të ftuar vlerësojnë letrat e shkruara, flirtet, ngacmimet që zgjasnin në kohë, një pjesë tjetër përkrah edhe modelin e kohës përmes rrjeteve sociale.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci ka rrëfyer gjithashtu njohjen e saj me partnerin. Ajo është njohur me të në distancë dhe marrëdhënia ka vijuar kështu, por asgjë s’e ka penguar dashurinë e tyre.
Glidona Daci: Marrëdhënia ime është në distancë. Partneri im nuk jeton në Shqipëri kështu që nuk më ka penguar asgjë që ta dua. E kam njohur duke qenë në distancë, jemi takuar dhe vazhdon…
Eda Bano: Çdo gjë vazhdon në distancë.
Glidona Daci: Po. Dashuria ime për të nuk ndryshon, fakti që ai nuk është çdo ditë këtu me mua, po, ne nuk takohemi çdo ditë. Ne flasim thuajse 24 orë në 24. Distanca nuk më mban, nuk më pengon të dashuroj, fakti që nuk është gjë e prekshme.
Gazetarja zbuloi edhe se ku ndodhet partneri e fatmirësisht, duket se është një largësi lehtësisht e përshkueshme.“Nuk e kam në Amerikë, brenda Europës jemi”, përfundoi Daci./tvklan.al