Në “Talk Love Story” në Tv Klan është diskutuar në lidhje me një foto të bërë publike nga Anxhi së bashku me mamanë e Xhonit. Ka qenë Sellma, e cila është shprehur se edhe ajo e ka takuar nënën e fronistit dhe madje mami i saj me atë të Xhonit janë bërë shoqe bashkë. Pas kësaj, është ndezur një debat në studio pas deklaratës së Kristit ku tha se edhe ai është shok me nënën e Sellmës.

Eni Shehu: Sellma a e ke takuar nënën e Xhonit?

Sellma: Po, e kam takuar.

Eni Shehu: A keni ndonjë foto bashkë?

Sellma: Madje dhe mami im me mamin e Xhonit janë bërë shoqe bashkë.

Kristi: Edhe unë jam shok me mamin e Sellmës.

Sellma: Me mamin tim s’ke shans ti që të jesh shok e para e punës dhe unë i bie që të jem shoqe me babain tënd.

Kristi: Po ti je shoqe me babain tim.

Sellma: O Eni a është në terezi ky çfarë flet?

Kristi: Unë thashë se jam shok me mamin e Sellmës

Sellma: Këto shakatë me mua, avash pak ti… S’je shok fare me mamin tim ti, s’je fare. Mamin tim ti, sidomos ti mos e përmend, kaq./tvklan.al