Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Xhefri (James Jeffrey), ka organizuar një pritje të veçantë për nder të Ministrit të Shtetit për Koordinimin, Marko Bello, me qëllim përpjekjet antitrafik në Shqipri. Xhefri ka vlerësuar përpjekejet e deritanishme në luftë kundër trafikimit të qënieve njerëzore duke shprehur se tashmë gjatë viti të fundit Shqipria është renditur në vëndet që ka realizuar goditjet më të rënda kundër ktij trafiku në gjithë Ballkanin.
James Jeffrey: “Kur ne vështrojmë luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore, ne shohim shumë suksese, falë përpjekjeve të shumë personave ktu, përfshirë dhe paraardhsin tuaj në ktë post. Veprimi kundër skafeve vitin që shkoi në Vlorë dhe operacioni “Mirazh dy” në fund të viti dy mijë e tre, ku për sa i përket arrestimeve dhe ndalimeve të bëra, Shqipëria zë vëndin e parë në Ballkan.”
Duke vlerësuar punën e qeverisë dhe rrjetit të organizatave joqeveritare, të përfshira në luftën antitrafik dhe rehabilitimin e viktimave, Xhefri, ka theksuar se kjo luftë duhet të intesifikohet dhe më tej.
James Jeffrey: “Kemi nevojë për më shumë proçedime dhe dënime të fajtorëve. Ne kemi nevojë për shumë përparim për mbrojtjen e dëshmitarve, për sa i përket bazës ligjore dhe praktikës së ndjekur.”
Ministri i Shtetit, Marko Bello, ka siguruar angazhimin e qeverisë shqiptare për goditje e trafikut.
Marko Bello: “Më lejoni të shpreh me ktë rast besimin dhe vullnetin tim të palëkundur se dikasteri qe unë drejtoj është i angazhuar për të përmirsuar dhe çuar më tëj punën për kordinimin ndërinstitucional, atë me shoqërinë civile dhe veçanërisht me partnerët dhe donatorët e huaj.”
Lufta kundër trafikut të qënieve njerëzore është konsideruar nga Ambasada Amerikane si një nga përgjegjsitë themelore për faktorë të qeverisjes, rrjetin e organizatave joqeveritare, ku duhet të përfshihet dhe media shqiptare ka theksuar ambasadori Xhefri. /tvklan.al