Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë me fanellën e koreanëve të Gwangju. Champions League e Azisë, është kthyer në kompeticionin e preferuar për sulmuesin shqiptar.
Asani ka shënuar dy gola të shpejtë, në ndeshjen që skuadra e tij 3-1 ndaj skuadrës së Johor DT nga Malajzia.
Futbollisti 29-vjeçar zhbllokoi takimin në minutën e 3-të, me një supergol në hyrje të zonës, ndërsa 3 minuta më vonë, i vetëm me portierin, nuk gaboi, duke e ndalur në rrjetë.
Asani shkon në kuotën e gjashtë golave në Champions-in aziatik dhe hedh kandidaturën për “Këpucën e Artë”. /tvklan.al