Pas pushimit disa javor, kampionati shqiptar rikthehet këtë të Premte, me ndeshjet e vlefshme për javën e 20-të.
Pesë takimet për këtë xhiro do të luhen të ndara në dy ditë. Egnatia-Laçi dhe Bylis-Dinamo City janë dy ndeshjet e para, që do të luhen të Premten, duke nisur nga ora 13:30.
Vëmendja më e madhe do të jetë te klasikja e futbollit shqiptar, mes Vllaznisë dhe Tiranës. Kjo përballje do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës, në orën 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Përballje interesante rezervon edhe e Shtuna, ku Partizani pret Skënderbeun, ndërsa Elbasani sfidon në shtëpi Teutën. Këto sfida do të luhen në orën 17:00.

/tvklan.al