Prezantohen koleksionet vjeshtë-dimër 2020
Ka nisur me rebelimin e butë të Victoria Beckham java e modës në Londër, e cila ka prezantuar një koleksion të sofistikluar dhe që mund të vishet nga të gjithë.
Me stilin e saj elegant, respektin ndaj traditës dhe guximit për të renë, koleksioni nxjerr në pah feminilitetin dhe fuqinë e gruas. Në pasarela nuk munguan veshjet sport, me ngjyra të ndezuara, ndërthurur me stilin e rrugës, duke i bërë kështu një homazh qëndrueshmërisë.
Nuk munguan edhe simbolet kombëtare amerikane, apo markat e dukshme, nën moton shiko tani , bli tani, mjaft e përdorur kohët e fundit. Supermodelet Naomi Campbell, Erin O’Connor dhe Jodie Kidd entuziazmuan të pranishmit.
Tv Klan