Kjo javë do të ketë mot të paqëndrueshëm, sipas meteorologëve priten edhe reshje shiu.
Hakil Osmani, “MeteoAlb”: Për sa i përket ditës së mërkurë dhe ditët në vijim do të mbeten në zotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje shiu, herë pas here do të kemi edhe shira në formën e rrebesheve. Priten që ditën e mërkurë të jenë disi më të dukshme në zonat jugore, ndërsa pjesa tjetër e territorit reshjet do t’i ketë në sasi më të pakët.
Kjo javë ka nisur me rritje graduale të temperaturave. Sinoptikanët parashikojnë që disa rajone të arrijnë dhe vlerat maksimale 29 gardë Celsius.
Hakil Osmani, “MeteoAlb”: Duke filluar nga dita e martë dhe në vijim kemi rritje graduale të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit dhe të mesditës. Duke bërë që deri ditën e premte temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit në zonat malore të ngjiten në vlerën e 9 apo 10 gradë Celsius, ndërsa në mesditë do të kemi temperatura shumë afër 29 gradë Celsius. Temperatura këto të regjistruara në qarqet e Elbasanit, Berat, Tiranë, Gjirokastër dhe Shkodër. Pritet të ketë temperatura të larta të cilat do të arrijnë maksimumet edhe në vlerën e 28 gradë Celsius.
Sipas parashikimit të meteorologëve fundjava do te mbyllet pa reshje dhe me temperatura maksimale mbi 25 gradë Celsius./tvklan.al