Kristi dhe Marinela zhvilluan takimin e parë në “Love Story” që u transmetua në spektaklin e mbrëmjes së sotme, ku u vu re një afrimitet mjaft i madh mes tyre dhe madje pati shkëmbim puthjeje në buzë.

Kristi: Marinela pse më solle këtu?

Marinela: Unë të kam sjellë ty në vendin më të bukur sepse në këtë ambient unë kam qëndruar në këto vite shumë orë. Këtu kam përjetuar shumë emocione.

Kristi: Ke bërë shumë mirë. Këtu nuk matet fuqia?

Marinela: Këtu matet kardio, sa rezistent je në kardio.

Kristi: Më thuaj ndonjë gjë tjetër, pse u fute në “Love Story” për mua?

Marinela: Kam qenë shumë kohë vetëm, për shembull të ulesha në kafe me një mashkull, më dukej se do të më shikonin të gjithë mua. Kam pasur shumë komplekse.

Kristi: Nuk dukesh si e kompleksuar…

Marinela: Këtu ku jam në dance jam shumë e lirshme… kërcej dhe jam vetëm me femra këtu, kurse kur përballem vetëm me një mashkull, aty…

Kristi: Aty fillon?

Marinela: Po, sepse nuk dua që të gaboj.

Kristi: Eksitimi që kam vjen nga fakti që bën ushtrimet e kërcimit… Si mendon ti?  

Marinela: Nuk kam asnjë mendim tani.

Kristi: Tani po dridhesh nga mua apo nga ushtrimet që bën?

Marinela: Nga ty.

Kristi: Më ke qejf?

Marinela: Po, të kam qejf dhe nuk është që kam moshën dhe dua të lidhem apo të kem një partner, dua thjesht që t’i marr këto emocione nga ty, je shumë emocionues.

Kristi: Je si një kupë fertiliteti, e ke parasysh që bënin përpara, kështu si pamje?

Marinela: Ja, për këtë arsye kam ardhur këtu tek ti. Ti je një mashkull që di ta bësh për vete një femër./tvklan.al