Jennifer Lopez është fotografuar pa bashkëshortin e saj Ben Affleck. Kjo dalje publike ka shtuar më shumë thashethemet se ajo dhe Affleck po shkojnë drejt ndarjes. Çifti i famshëm janë parë së bashku për herë të fundit 7 javë më parë, në fund të marsit, teksa hanin drekë në New York City.

Disa media rozë bënë të ditur se marrëdhënie e tyre nuk po funksiononte më pas dy vitesh martesë.

Një burim pranë çiftit thotë për median “In Touch” se Affleck tashmë është larguar nga shtëpia e tyre e cila me shumë gjasa thonë mediat do të shitet.

Ata kërkuan për dy vite për shtëpinë e tyre të ëndrrave të cilën e blenë për 60 mln dollarë.

Vendimi i Jennifer-it për të publikuar dokumentarin e saj në Amazon Prime, “The Greatest Love Story Never Told”, në shkurt, ku këngëtarja fliste për historitë e kaluara të dashurise me sa duket shkaktoi një krisje në martesën e çiftit. Ajo çfarë duhet theksuar është se dyshja ende nuk kanë reaguar për të mohuar ose konfirmuar këto thashetheme.

Klan News