Jonny, një prej fronistëve të spektaklit “Love Story” në Tv Klan nuk ka qenë mirë nga ana shëndetësore. Gjatë qëndrimit në shtëpi ai ka treguar se vetëm një prej konkurrenteve, Sellma ka qenë ajo që është interesuar për shëndetin e tij.
Kjo ka bërë që Jonny të ndryshoj mendim për marrëdhënien e tij me Anxhin, një konkurrente për të cilën ai ka simpati dhe ka bërë më shumë takime.
Jonny: Ku shikohet se kur dikush ka interes për ty? Kush të merr në telefon? Sellma më ka marrë në telefon edhe Anxhi më ka pyetur si je. Më ka thënë a do një supë? A ka diçka të bëj unë për ty? Çfarë të duhet? Me zemër, po unë nesër, pasnesër nuk do shikoj a dal bukur në televizion. Më pëlqen mua Shqipëria? Sellma është një vajzë që ndoshta nuk shihet shumë në televizor, është më e vërtetë për mua. Do i marr gjërat më avash, jam zhgënjyer edhe nga vetja ime. Po u dashurova me tjetrin nuk pyes asnjëri. Do bëj atë që më do mua zemra… Kam shumë respekt si për Anxhin dhe mamanë e saj, por nuk kam çfarë t’i bëj zemrës sime.
Kanë qenë këto fjalën e Jonny në dhomën e kuqe ku ai ka treguar se marrëdhënia e tij dhe Anxhit mund të mos ketë një fund të lumtur vetëm për sytë e shqiptarëve dhe publikut. Nuk është vetëm mungesa e puthjeve mes të dyve, por edhe ajo ka një rol ka thënë fronisti. /tvklan.al