Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, ka parë nga afër ecurinë e punimeve ne autostradën Rrëshen-Kalimash, teksa dhe pak dite na ndajnë nga përfundimi i kësaj vepre.
Kryeparlamentarja e shoqëruar edhe nga banore te Rrëshenit, si dhe drejtues te punimeve e ka cilësuar këtë rruge si një mrekulli infrastrukturore, pavarësisht akuzave te ngritura nga opozita.
Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë kolos më të madh infrastrukturor, u shpreh Topalli.
Jozefina Topalli: “Në gjithë këtë bukuri, gjithë këtë kolos, pavarësisht nga përpjekjet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, me helmin që hedh çdo ditë, me llumin që përpiqet të lëshojë, me duart që i ka bërë gjithë baltë, sepse hedh vetëm baltë, çdo ditë, mbi këtë rrugë, mbi rrugën e bregut, mbi rrugët e tjera, më zen në mend më shumë se kurrë ajo fjala që “Balta në shkëmb nuk nxë” dhe ky është një shkëmb në kuptimin e veprës, e zhvillimit ekonomik.”
Ndërsa Mike Swinford, menaxheri i punimeve, e konsideron mahnitës volumin e punimeve te këtij projekti qe tashme ka hyre ne fazën finale.
Mike Swinford: “Për mua është projekti më domethënës. Unë mund t’ju them se, në bazë të eksperiencës sime personale, ky është projekti më sfidues në të cilin unë kam punuar gjatë eksperiencës sime 30-vjeçare në ndërtim. Dhe puna që është bërë këtu në Shqipëri është mahnitëse. Ky është projekti më i madh i këtij lloji ndërmarrë në këtë vend dhe në mbarë botën. Në radhë të parë ky projekt nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e qeverisë. Pa pjesëmarrjen e tyre njëqind për qind ne nuk do të kishim përfunduar atë që kemi bërë këto 2 vjet.”
Autostrada Rrëshen-Kalimash, kantieri me i madh i ndërtimit ne vend, pritet te përfundojë brenda një muaji.
Ky segment 61 kilometra i gjate është pjese e autostradës 170 kilometra qe nis nga porti i Durrësit dhe përfundon ne Morine ne kufirin me Kosovën.
3800 punonjës, 60% e te cilëve janë shqiptare dhe mese 1200 makineri punojnë çdo dite ne kantieret përgjatë autostradës Rrëshen-Kalimash ne një terren mjaft te vështirë.
Projekti përfshin ngritjen e 29 urave dhe te tunelit 5,5 kilometra i gjate, një nder me te mëdhenjtë ne rajon, për hapjen e të cilit ka nisur numërimi mbrapsht./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro