Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Në këtë mënyrë ka protestuar nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli, për mungesën e energjisë elektrike në qytetin verior të Shkodrës.
Jozefina Topalli:- “Unë sot në këtë konferencë, ndez një qiri, pasi një kohë kur qeveria eksporton miliona dollarë energji elektrike në muaj, qytetin tim e dënon me 15 orë mungesë energjie elektrike në ditë”.
Ndërkaq, Topalli ka shprehur shqetësimin e saj për varfërinë e degëve në Universitetin e Shkodrës. Nënkryetarja demokrate për këtë akt denoncon qeverinë, pasi nuk janë marrë parasysh futja e disa degëve në arsimin e lartë, me kërkesë të studentëve dhe pedagogëve shkodranë.
Sipas Topalli, mungesa e degëve në Universitetin e Shkodrës, sjellë për pasojë diskriminimin e arsimit, për shtresën e veriut./tvklan.al