Kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një udhëtim përgjatë rrugës Durrës-Kukës.
Kësaj here autobusëve të mbushura me gra u është bashkuar edhe kryetarja e kuvendit, e cila së bashku me to ka udhëtuar përgjatë segmentit rrugor Kukës-Morinë, pjesë e autostradës Durrës-Kukës, rrugë që së bashku me boshtin e jugut, përfaqësojnë pikat më domethënëse të Shqipërisë që po ndryshon.
Gjatë inspektimit të punimeve në këtë aks kryeparlamentarja Topalli tha se kjo rruge e projektuar te përfundonte brenda 20 viteve është realizuar në një periudhë kaq të shkurtër dhe me një intensitet kaq të lartë për t’u bërë e mundur që të mbyllet në Qershor.
Duke e cilësuar atë si rruga që mban emrin “Sali Berisha” për shkak të përkushtimit të madh të kryeministrit në përfundimin brenda një kohe rekord të saj Topalli u shpreh se rruga është një arterie qendrore që do t’i japë frymëmarrje të gjithë tregut rajonal dhe zhvillimit të mëtejshëm të vendit./tvklan.al