Juventusi ka mbyllur transferimin e Randal Kolo Muani. Sulmuesi francez, ka zbarkuar në Torino, aty ku do i nënshtrohet vizitave mjekësore.
Bëhet fjalë për një huazim deri në fund të sezonit, më pas do të rikthehet te PSG-ja, klub që zotëron kartonin e lojtarit.
Trajneri Thiago Motta kërkonte një sulmues prej kohësh, pas formës së dobët të Dusan Vlahovic dhe dëmtimeve të shumta te Milik.
✈️👀🇫🇷 pic.twitter.com/WvWApYCk6b
— JuventusFC (@juventusfc) January 15, 2025
Kolo Muani do i nënshtrohet testeve të Enjten dhe më pas do të zhvillojë stërvitjen e parë te “Zonja e Vjetër”.
26-vjeçari ishte pjesë e PSG-së nga viti 2023, me të cilët numëron 54 ndeshje të luajtura, me 11 gola të shënuar dhe 7 asiste. /tvklan.al