Juventus prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi. Arkadiusz Milik rikthehet në muajin Janar, por trajneri Thiago Motta dëshiron një alternativë të nivelit të lartë për Vlahovic.
Objektivi kryesor i bardhezinjve është Joshua Zirkzee. Holandezi nuk është në planet e trajnerit Ruben Amorim dhe mund të ndryshojë ekip.
Megjithatë, nga Manchester United mund të vijë një tjetër sulmues. Klubi anglez ka ofruar Marcus Rashford, i cili prej katër ndeshjesh është jashtë.
Për sulmuesin anglez mund të ketë një marrëveshje në huazim deri në fund të sezonit, por te Juventusi shqetëson rroga e tij e lartë prej 15 milionë eurosh në sezon.
Në ditët e ardhshme do të ketë bisedime të tjera, ku do të mësohet më shumë në lidhje me një lëvizje të mundshme. /tvklan.al