Te Juventusi prej kohësh kanë nisur punën për të gjetur një mbrojtës, pas problemeve të shumta të shfaqura në repartin e prapavijës.
Dëmtimet e Gleison Bremer dhe Juan Cabal, kanë bërë që afrimi i një mbrojtësi të jetë prioritet për torinezët.
Sipas raportimeve nga Italia, dy lojtarë që pëlqehen nga drejtuesit janë David Hancko i Feyenoord dhe Andre Silva nga Benfica.
Megjithatë arritja e një marrëveshje me dy klubet në fjalë duket shumë e vështirë, për shkak të pretendimeve të larta që kanë.
Në këtë situatë, drejtori Giuntoli, po studion edhe alternativa të tjera, duke hedhur sytë nga Barcelona. Te katalanasit, janë dy mbrojtës që mund të largohen në kushte të favorshme.
Bëhet fjalë për Ronald Araujo dhe Andreas Christensen. Të dy futbollistët nuk bëjnë pjesë në planet e spanjollëve dhe te Barcelona do të pranin largimin e tyre, kjo edhe për shkak të problemeve financiare, pasi nuk mund të regjistrojnë dot Dani Olmo për pjesën e dytë të sezonit.
Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të mësuar lëvizjen e Juventusit, që mund të gjejë zgjidhjen te Barcelona. /tvklan.al