Autobiografia e Kamala Harris, vjen për lexuesit në shqip me parathënie të Linda Ramës, bashkëshortes së Kryeministrit Edi Rama.
Libri i titulluar “Të vërtetat që mbartim” rrëfen jetën e ish-kandidates demokrate për Presidente në SHBA, ndërsa Linda Rama shprehet se parathënia e saj vendoset në dy momente, në atë të lirisë dhe të drejtave.
Karrierën e Kamala Harris, fillimisht si prokurore dhe më pas politikane dhe rritja e saj graduale, është një nga pikat që siç rrëfen Linda Rama e ka impresionuar në këtë libër. Ndërsa e vendosur në kontekstin koherent të ngjarjeve siç ishte humbja e saj përballë Donald Trump, i jep librit një stacion tjetër imagjinar.
Linda Rama zgjedh ta mbyllë fjalën e saj me pyetjen se çfarë i mungoi Kamala Harris për të mos qenë në zyrën ovale, dhe ç’pjesë ka Presidenti i zgjedhur nga Kamala Harris, duke ja lënë lexuesve të njihen me profilin e ish kandidates për President.
Tv Klan