Sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ka qenë një nënë e cila prej vitesh ka vuajtur nga mungesa e djalit të saj që e ka braktisur disa muaj pasi ka lindur për shkak të rrethanave. Ajo ka ngelur shtatzënë në moshën 16 vjeç dhe për shkak mentalitetit ajo u largua nga shtëpia.
Ardit Gjebrea: Çfarë të kujton data 6 Korrik 1981?
Lule Doçi: Është ditëlindja e djalit tim, Dorjanit.
Ardit Gjebrea: Më trego pak për këtë histori.
Lule Doçi: Është e dhimbshme dhe emocionale. Isha 16 vjeç dhe rashë pre e dikujt dhe ishte një shtatzëni e paplanifikuar.
Ardit Gjebrea: Ku e njohe?
Lule Doçi: Në kooperativë bujqësore, punonim në atë kohë.
Ardit Gjebrea: Ti e dashurove atë?
Lule Doçi: Jo unë nuk merrja vesh nga dashuria në atë kohë, por fati i keq i imi.
Ardit Gjebrea: Një vajzë 16 vjeçe që mbetet shtatzënë në atë kohë, çfarë ndodh me familjen, me shoqërinë dhe me ambientin ku punon?
Lule Doçi: Unë krutone si origjinë dhe sipas mentalitetin në familjet tona nuk ndodh një gjë e tillë, por ja që ndodhi. Sipas asaj ndodhie më ka shkuar e gjithë jeta shumë ters.
Ardit Gjebrea: Kujt ia tregove që ishe shtatzënë?
Lule Doçi: Nuk fola fare, nuk guxoja Ardit. Infermierja e fshatit tim vjen takon nënën time dhe aty u mor vesh.
Ardit Gjebrea: Si reagoi mamaja?
Lule Doçi: U befasua, ishte dramë për familjen time. Pastaj jam larguar nga shtëpia ime dhe kam rënë në dorë të shtetit?
Ardit Gjebrea: Si re në dorë të shteti?
Lule Doçi: Si duket infermierja e ka përhapur këtë lajm dhe mua shteti duhet të më merrte në mbrojtje. Dëgjova infermierët e spitalit që thoshin se nuk duhet ta dinë se ku është etj etj.
Ardit Gjebrea: Babai i këtij djalit ku ishte?
Lule Doçi: Atje në fshat, i kam thënë një herë të vetme. U bë kiameti. Më tha mbaje fëmijën mos guxo të bësh asnjë gjë se i përgjigjem unë.
Ardit Gjebrea: U përgjigj ai?
Lule Doçi: Absolutisht jo, ajo ishte biseda e fundit dhe u ndamë një herë e përgjithmonë. E linda djalin në dorë të shtetit, më çun nga Miloti në Blinisht të Lezhës derisa linda e më pas me fëmijën dhe me një shoqe tjetër, na kanë çuar në shtëpinë e fëmijës në Shkodër. /tvklan.al