Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija ka referuar në Prokurori punësimet  e bëra në ujësjellësit e Durrësit, në kompaninë Albpetrol dhe në Drejtorinë e Hekurudhave nga 25 maji deri në 19 qershor.

Në kompaninë Albpetrol janë punësuar duke shkelur kodin elektoral 18 persona.

Ndërsa në hekurudha nga 26 maj janë punësuar 20 persona. Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit të numrit dy te qeverisë këto punësime janë kryer duke shkelur ligjin dhe dyshohet se është konsumuar vepra penale e shpërdorimit të detyrës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kompanisë Albpetrol e cila hodhi poshtë pretendimet e ngritura. Këto emërime sqarohet në reagim  janë të parashikuara në strukturën organizative të shoqërisë . Sipas Albpetrol zëvendëskryeministrja ka shkelur ligjin, pasi ka referuar materialet ne prokurori pa njoftuar palën tjetër.

Ministri i Drejtësisë ka shkarkuar detyra drejtorët e burgjeve të Beratit dhe Kavajës. Arif Dervishi dhe Durim Perja sipas ministrit kanë përdorur institucionin për qëllime politike. Përveç shkarkimit ata janë kallëzuar në Prokurori për shpërdorim detyre.

 

/Tv Klan