Ministri i Drejtësisë kallëzoi në Prokurori këtë të shtunë, kandidatin për deputet të Partisë Socialiste Fadil Nasufin, si dhe kreun e hipotekës së këtij qyteti Ledian Shehu. Bardhi i akuzon ata se kanë shpërndarë certifikata pronësie me qëllim përfitimin e mbështetjes politike në zgjedhjet e 25 qershorit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, kandidati për deputet as nuk mund të përvetësojë procesin e shpërndarjes së certifikatave të pronësisë, për qëllime të përfitimit politike.
I padituri Nasufi renditet i katërti në listën zgjedhore të Partisë Socialiste në qarkun e Beratit. Veç kallëzimit Ministri Bardhi, urdhëroi edhe shkarkimin e menjëhershëm, të Ledian Shehut, për të njëjtën akuzë.
Po në qarkun e Beratit, pak ditë më parë, u padit deputeti i LSI-së Gledion Rehovica, drejtori i spitalit të Beratit, Idlir Frashëri. Të dy ata akuzohen për korrupsion aktiv që lidhet me procesin zgjedhor./ TV KLAN