Enxhëll vendosi të tërhiqej nga spektakli Love Story në TV Klan, në javën e 10-të, teksa u shpreh se nuk mund të vazhdonte më.
“Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem sepse nuk mundem ta përballoj dot më.
Kam shumë peshë nga vetja ime, persona të familjes gjithashtu, dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”, theksoi ajo pasi deklaroi veteliminimin.
Ndërkohë, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, para nisjes së spektaklit, ajo është pyetur për eliminimin, teksa ka preferuar të mos thotë emra.
Veç të tjerash Enxhëll tha se në Love Story, ka njohur një version tjetër të vetes së saj.
Ke frik nga eliminimi sonte?
Jo! Kam zbuluar një Enxhëll që është shumë e duruar dhe po duron gjëra që më parë nuk do t’i duronte dot.
Kush do iki sonte?
Nuke di! Normal që do të eliminohet një, por unë nuk e di cila është. Atë e di vetëm Saimiri./tvklan.al