Nuk u përball dot në debat me Donald Trampin ndonëse ishte e gatshme, por Kamala Herris debatoi gjatë një interviste në rrjetin televiziv pro-tij Fox Njuz me gazetarin e njohur politik Bret Baier.
Përdori gjuhën e Trampit për ta sulmuar atë, duke e quajtur “person të paqëndrueshëm”. Por anashkaloi përgjigjen e drejtpërdrejtë, kur u pyet se si e vlerësonte faktin që gjysma e zgjedhjësve mbështesin rivalin e saj republikan.
Kamala Harris Janë zgjedhje për presidentin e Shteteve të Bashkuara. Nuk është e thënë të jenë të lehta.
Bret Baier: Pra janë të keq orientuar ky 50%-sh? Janë budallenj?
Kamala Harris: O Zot nuk e them kurrë këtë për popullin amerikan. Në fakt këtë gjë e thotë Donald Trampi për popullin amerikan, po të shohësh tubimet e tij.
Si pjesë e administratës Bajden, njëherësh edhe përgjegjëse për gjithçka ka shkuar mirë apo keq, Herris tha se nuk do të ndiqte rrugën e presidentit aktual dhe se i përket një gjenerate të re.
Tv Klan