Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka reaguar pas sulmeve të dyshuara terroriste që ndodhën njëkohësisht në 6 zona të Vienës.
Në rrjetet sociale, Kurz ka falenderuar Bashkimin Europian dhe vendet e tjera që shprehën solidarizimin në këtë moment të vështirë.
“Falenderojmë liderët e Bashkimit Europian dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për solidaritetin e tyre. Mendimet tona janë për viktimat, të plagosurit dhe familjarët e tyre. U shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Po kalojmë një periudhë të vështirë. Doja të falenderoja shërbimet e urgjencës që rrezikojnë jetën e tyre për sigurinë tonë. Policia do të marrë masa vendimtare kundër autorëve të këtij sulmi terrorist”, shkruan Kancelari Kurz.
Nga sulmet në Vienë dyshohet të jenë vrarë 7 persona dhe plagosur disa të tjerë. /tvklan.al