Disa javë pasi u kritikua nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për bisedën telefonike që ai pati me Presidentin rus Vladimir Putin kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi Ukrainën.

Scholz njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake në vlerë 650 milionë Euro për Kievin teksa u zotua se Berlini do të  vijojë të jetë mbështetësi më i madh i Ukrainës në Evropë.

“Mesazhi im shumë i qartë nga Kievi për Putin: Ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme.”

Në paketën e re të ndihmës do të përfshihen tanke Leopard 1 dhe dronë.

“Këtë Dhjetor, do të furnizojmë  Ukrainën me një sistem i gjashtë të mbrojtjes IRIS-T dhe  sisteme Patriot, si dhe më shumë tanke. Gjithashtu në vitin 2025, ne do të furnizojmë sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore, dronë dhe municione si dhe gjashtë helikopterë Sea King.”

Mbështetja për Ukrainën është kthyer në çështjen kryesore edhe në zgjedhjet e parakohshme të Gjermanisë të cilat do të mbahen në Shkurt.

Klan News