Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka lavdëruar mesfushorin spanjoll Rodri për paraqitjet e tij të vazhdueshme për klubin dhe Spanjën, duke e cilësuar atë si një pretendent të vërtetë për të fituar çmimin e Topit të Artë këtë vit.

Rodri luajti një rol vendimtar në triumfin e katërt historik të City-t në Premier League sezonin e kaluar. Ai gjithashtu bëri historinë individuale duke tejkaluar rekordin e Paolo Maldinit dhe Demetrio Albertinit prej 73 ndeshjesh të pamposhtur, duke forcuar më tej kontributin e tij në suksesin e fundit të City-t.

Për më tepër, mesfushori mbrojtës u zgjodh si një nga mesfushorët më të mirë në ligë dhe për këtë arsye u përfshi edhe në ekipin e sezonit në Premier League. Ndërkohë, po aq mbresëlënëse ishin edhe paraqitjet e tij në Gjermani për Spanjën.

28-vjeçari u votua si Lojtari i Turneut, duke rritur më tej shanset e tij për të fituar çmimin e dekoruar “Topi i Artë” më vonë këtë vit. Duke iu drejtuar mediave përpara ndeshjes parasezonale të Man City kundër Celtic, Guardiola lavdëroi Rodri për arritjet e tij dhe beson se me të drejtë është në garë për të fituar çmimin.

Guardiola tha: Nuk mund ta mohoj sa i lumtur do të isha nëse Rodri mund të merrte Topin e Artë. Qëndrueshmëria e tij është thjesht brutale. Të jesh në garë, të nominosh ose të fitosh Topin e Artë është fantastike!

Spanjolli përballet me konkurrencën nga dyshja e Real Madridit, Jude Bellingham dhe Vinícius Jr, të cilët gjithashtu patën fushata të spikatura këtë vit.

/tvklan.al