Policia ka kapur 23 emigrantë të paligjshëm në Devoll. Emigrantët janë kryesisht nga Siria dhe kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë.

Njëri prej tyre shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua në spitalin e Korçës. Mjekët thanë se ai vuan nga diabeti dhe kishte pësuar krizë diabetike, ndërsa aktualisht është në gjendje të stabilizuar. /

tvklan.al