Një bashkëpunimi i Policisë së Fierit me atë të Gjirokastrës ka vënë në pranga katër persona si dhe ka bërë të mundur sekuestrimin e 3 mijë Eurove, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G.F, 26 vjeç, A.Sh, 35 vjeç, E.G, 31 vjeçe dhe E.Z, 34 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë.

Kapja e tyre u bë, pasi në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i parkut” Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen” me të cilin po udhëtonin, i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6 kartëmonedhash me vlerë 3000 euro, me të njëjtin numër serie të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetim të mëtejshëm në ngarkim të personave të mësipërm për veprën penale “Falsifikimi i monedhave i kryer në bashkëpunim”.

/tvklan.al