Ky është momenti kur efektivi F.O. është larguar me vrap nga Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës pasi ka mësuar që do të arrestohet nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Aktualisht, efektivi është akoma në kërkim nga policia.
Për të njëjtën veprën penale akuzohen dhe 2 punonjës të tjerë policie në Gjirokastër, të cilët janë ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Krahas policëve, të ndaluar janë edhe një doganier dhe dy persona të tjerë.
Sipas AMP-së, ata janë të përfshirë në trafikun e emigrantëve të paligjshëm, organizimit të paligjshëm të basteve sportive dhe kontrabandës së mallrave.
Të ndaluarit:
Kryekomisar A.K., me detyrë Shef i Sektorit të Krimit të Organizuar në DVP Gjirokastër, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim.
N / Komisar XH.D., me detyrë Specialist në Seksionin e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim.
Shtetasit B.M., me detyrë doganier, niveli C2 në degën doganore Kakavijë, i dyshuar për veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Shtetasi I.M., i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.
Shtetasi K.K., i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.
Në kërkim:
Inspektor F.O., me detyrë Trupë Shërbimi Operacional në forcën e posaçme Shqiponja, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim.
/tvklan.al