Një 23-vjeçar nga Palestina u vu në prangat e policisë së Shijakut. Kjo pasi, dy ditë më parë, teksa udhëtonte me taksi ai plagosi me thikë shoferin në tentativë për t’i vjedhur atij automjetin.
Sipas policisë 23-vjeçari udhëtonte me taksi nga Tirana në drejtim të Durrësit, kur e goditi taksistin në dorë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur tentativë, shtetasin palestinez M. B., 23 vjeç, pasi në datën 13.02.2021, në Fllakë, Shijak, ka goditur me mjet prerës (thikë) në dorë, shtetasin D. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim për t’i vjedhur mjetin taksi me të cilin po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit”, tha policia në njoftimin e saj për mediat./tvklan.al