Atalanta konfirmon momentin e vështirë që po kalon në kampionat. Bergamaskët nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 nda Torinos në shtëpi.

Në këtë sfidë rrugën e rrjetës e gjeti edhe Berat Gjimshiti, por goli i shqiptarit nuk mjaftoi për t’i dhënë 3 pikët zikaltërve.

Gjimshiti zhbllokoi takimin në minutën e 35-të me kokë, ndërsa miqtë barazuan me Maripan në minutën e 40-të.

Retegui kishte mundësinë për të shënuar golin e fitores, por gaboi nga penalltia në minutën e 74-t.

Me këtë barazim, Atalanta mban vendin e tretë me 47 pikë, ndërsa humb terren në luftën për titull. Napoli kryesues ndodhet në kuotën e 53 pikëve, ndërsa ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur. /tvklan.al