Mërgim Vojvoda ka ndryshuar skuadër. Mbrojtësi i Kosovës është larguar nga Torino, por do të vazhdojë të jetë pjesë e Serisë A.
Futbollisti 30-vjeçar është transferuar te skuadra e Como-s. Akordi është mbyllur për 2.5 milionë Euro, ndërsa Vojvoda do të përfitojë 1.8 milionë Euro në sezon.
Mbrojtësi ka firmosur kontratën për 3 vite e gjysmë, ndërsa shihet si afrim i rëndësishëm për Como-n.
Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabegas, renditet në vendine 15-të këtë sezon dhe synimi është mbijetesa në Serinë A. /tvklan.al