Ligoraq Karamelo: “Gjithë ish-deputetët, deputetët, anëtarë, pjesëmarrës në këtë lëvizje, kryetarë dege të rretheve dhe mjaft përfaqësues të tjerë distancohen nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe grupi vendosi që të krijohet aktivi i performimit të një lëvizje të re politike e cila do të ketë në themel të saj liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Ajo që është e qartë është që, kjo parti, së pari, është parti në opozitë, një parti që përfundimisht nuk mbështet në koalicionin qeverisës.”

Karamelo bëri të qartë edhe një herë votën e tij kundër heqjes së imunitetit të deputetit Nikollë Lesi të hënën në parlament.

Gazetarja: “Qeveria shqiptare ende nuk ka reaguar dhe nuk ka dalë me një qëndrim të sajin lidhur me vendimin e qeverisë amerikane për ta njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues, por duke pasur parasysh reagimin negativ të Greqisë fqinje lidhur me këtë vendim dhe, nga ana tjetër, duke marrë në konsideratë aleancën e ngushtë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit, qeveria shqiptare po vonohet të mbajë një qëndrim lidhur me këtë çështje e ndodhur midis dy zjarresh Athinës dhe Washingtonit.”

I kontaktuar në telefon, ministri i Shtetit pranë kryeministrit zoti Marko Bello u shpreh se kjo ëshë një çështje mjaft delikate duke lënë të kuptohet për situatën e vështirë në të cilën ndodhet kabineti Nano. Për këtë çështje, sipas zotit Bello, duhet të prononcohet më parë Ministria e Jashtme. Të njëjtin mendim ndan edhe zëdhënësi i qeverisë Aldrin Dalipi.

Gjatë viteve të fundit qeveria shqiptare ka trumbetuar marrëdhëniet mjaft të mira me homlogen greke, e ndërkaq Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia janë të përfshira në nismën amerikane të Kartës së Adriatikut, e cila synon përshpejtimin e hyrjes së këtyre tre vendeve në NATO.

Vendimi amerikan për të mos ta njohur më Maqedoninë si ish-Republikë Jugosllave ka shkatuar reagimin e ashpër të Athinës zyrtare, e cila e ka kundërshtuar emrin e Maqedonisë që kur ajo fitoi pavarsinë nga Jugosllavia në vitin 1991. /tvklan.al