Tonelata peshku ngordhin për shkak të ndotjes së ujit nga derdhja e mbetjeve të fabrikave të vajit
Peshq ka, kapen lehtë por janë të ngordhur.
Një katastrofë mjedisore në botën ujore në Emisarin e Myzeqesë.
Peshqit dhe gaforret gjendëen me sy të lirë të ngordhur në sipërfaqen e ujit.
Uji i kanaleve ka marrë ngjyrë të zezë. Era e rëndë e peshkut të ngordhur është përhapur në zonën ku shtrihen degët e Emisarit.

“Fshati që duket s’do kallauz”.
“Nuk ka peshq më, për dy muaj njëherë pa u pastruar nuk ka”.
“Uji është sterrë i zi, nuk ka oksigjen”.
Sipas peshkatarëve ndotja shkaktohet nga fabrikat e vajit që derdhin bërsitë në siëprfaqen ujore.
“Tani që është periudha e fabrikave të vajit u bë dhe ky kaos. Peshku nuk konsumohet sepse vjen erë të keqe nga kanali”.
Ujërat e këtij Emisari shkarkohen në detin Adriatik ku vec derdhjes së vajit clirohen edhe toksinat nga mbetjet e bërthamave të shtypura të ullirit.
Klan News