Lajme Arkiva – TV Klan 2003

E reja dhe ajo që ka ndryshuar 30 vitet e fundit në mjedis është ajri i ngarkuar. Për mjaft sëmundje të cilat janë shfaqur këto kohë nuk gjendet shkaktari, por mjekësia fajin ja vë mjedisit të ndotur. Rreziqet mjedisore në Shqipëri janë ndotja e ujit të pijshëm, mostrajtimi i mbeturinave dhe ndotja e ajrit atmosferik. Shëndetësia duhet të jetë e lidhur me mjedisin.

Petrit Vasili:- “Një mjedis, i cili potencialisht vazhdon të bëhet më i rrezikshëm se më parë, kuptohet mund të jetë shkaktar, apo mund të jetë influencues i drejtpërdrejt apo jo i drejtpërdrejtë, i shumë patologjive, të cilat në shumë raste ne nuk dimë të kthejmë përgjigje, apo nuk gjejmë dot shkakun e vërtetë të tyre. Rrezikojmë gjithnjë e më shumë. Kjo është një fakt, i cili nuk ka nevojë për komente të mëdha”.

Nga analizat e kryera gjatë vitit 2002, mes specialistëve të mjedisit dhe shëndetësisë, si detyrë thelbësore del mbrojtja e ujësjellësave dhe burimeve nga ndotja kimike dhe mikrobiologjike./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti