Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në Tv Klan u shoqërua me emocione të shumta, teksa nuk munguan surprizat, debatet dhe tensionet mes konkurrenteve.

Takimet e javës së kaluar u rikthyen sërish duke u bërë pjesë e bisedës së vajzave në skenë, teksa një nga të përmendurat ishte edhe Kejda.

Ajo ka folur më shumë për veten në një intervistë ekskluzive për  programin “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin.

Veç të tjerash ajo është ndalur tek fakti që e kanë cilësuar si person indiferent, por ka dhënë edhe mendimet e opinionet e saj për Saimirin dhe vajzat e tjera.

“Për pjesën që jam indiferente nuk është se jam vetëm këtu në program, unë në përgjithësi me çunat jam indiferente. Nuk është se bëj hapa në fillim pa bërë ata. Jeta ime është një jetë normale, e zakonshme. Punoj në radio siç e kam thënë dhe shkollën e vazhdoj për menaxhim biznesi.

Shpresoj të bëhem një menaxhere shumë e mirë në të ardhmen sepse e kam qejf. Unë jam shumë e dashur në momentin që krijoj konfidenca me dikë dhe krijoj afrimitet pak më tepër”, është shprehur Kejda.

Ju ka krijuar ndonjëherë problem të tjerëve fakti që je shumë e ftohtë?

Jo, përderisa njerëzit që dua i kam akoma afër, nuk besoj se është problem.

Po meshkujve?

Nuk e di, meshkujve ju bën përshtypje një gjë. Asnjëherë nuk kam pasur problem për pjesën që jam pak e ftohtë, madje më shumë janë tërhequr nga kjo gjë.

Ke qenë ndonjëherë e dashuruar?

O zot! Çfarë janë këto pyetje. Nuk besoj se ka ndonjë vajzë që nuk ka pasur ndonjë pëlqim për dikë. Unë nuk besoj tek dashuria që të jem e sinqertë. Unë besoj tek respekti midis dy njerëzve që duan ta kalojnë pjesën tjetër të jetës bashkë, por kaq.

Dashuria e vërtetë është vetëm për prindërit  dhe njerëz shumë të afërt. Por mes dy njerëzve që nuk njihen që të lindi ajo dashuria, ndoshta do jetë në fillim por pastaj do zbehet. Pas katër vitesh lidhje nuk do jetë e njëjta gjë siç ka qenë në fillim. Ato fluturat në stomak nuk vazhdojnë shumë gjatë.

Pse zgjodhe të vish në Love Story?

Mua më kanë akuzuar shumë për pjesën që punoj edhe në radio që kjo ka dashur të vijë vetëm për famë, për një rrugë në television, por nuk është totalisht e vërtetë sepse unë e kam parë Saimirin nga fotot dhe intervistat dhe më është dukur tip interesant edhe pse duhet ta njihja në këtë format. Kjo është arsyeja. Pastaj edhe për të sprovuar veten, një eksperiencë e re televizive.

Unë nuk e kam marrë shumë seriozisht të them të vërtetën sepse shoh vajza aty që e kanë marrë shumë seriozisht dhe po japin jo maksimumin nga vetja, por çdo gjë nga vetja. Unë e kam marrë si një gjë që të shkojë ku të shkojë sepse edhe unë nuk është se ndjej ndonjë dashuri të madhe. Nuk është se po vdes për Saimirin dhe do qaj nëse iki.

Si e priti familja jote faktin që ti doje të merrje pjesë në një love show?

Shumë mirë. Kanë qenë shumë mbështetës. Jua kam marrë mendimin por kaq. Tani jam 22 vjeç dhe e di vetë çfarë bëj. Vendimi më takonte mua dhe nuk ka pse të keqkuptohet aq shumë nga njerëzit dhe të komentohet aq negativisht…s’ka pse.

Na fol pak për takimin tënd me Saimirin që u komentua aq shumë?

Unë kam replikuar edhe në studio, konkretisht Enxhëllin që u shpreh negativisht për mua dhe tha ato që tha. Ia kam thënë të gjitha, që nuk është ajo që duket, që nuk është aq realiste sa ç’duket , se s’dua të jem e përsëritur në gjërat që them.

Vetëm shiheni më mirë takimin dhe bëni screenshot atë pjesën dhe shihni ku më ka prekur. Përderisa unë jam kaq indiferente nuk ka sens që unë të kem toleruar gjëra të tilla. Nuk është se jam me të vjetrën, por edhe mua më duket absurde që dikush të të preki më shumë se ç’duhet në takimin e parë.

Enxhëlli, nëse është ajo vajza tradicionale se di pse ka zgjedhur këtë formt që ta shprehi gjatë gjithë kohës te publiku. Nëse ti je e mirë lëri të t’i vënë në dukje të tjerët sepse e pashë edhe në takimin me Saimirin kishte gjatë gjithë kohës tendencën të sillej si ajo vajza shumë e mirë, me ato gjërat e familjes.

Publikut i pëlqejnë vajzat e thjeshta, të mira, dhe ajo e ka parë këtë gjë dhe ka dashur të bjerë në sy për këtë gjë tek publiku. Por nuk është aq e mirë sa ç’duket.

Të duket normale që vajzat kanë filluar të krijojnë miqësi ndërkohë që kanë ardhur këtu për një djalë?

Nuk më duket normale sepse qëllimi është një djalë. Në jetën e përditshme, nëse shoqja ime pëlqen një djalë, unë nuk kam pse shkoj të bëj një gjë për t’i tërhequr vëmendjen sepse këto janë gjëra fëmijësh.

Nuk kanë sens këto lloj gjërash, kështu që edhe miqësitë këtu nuk mendoj se janë të sinqerta. Do filloj të ngushtohet rrethi dhe do fillojnë zënkat.

Dukej i sinqertë Saimiri në takimin me Suelën?

Nuk e di. Ishte dhe e imponuar pak a shumë . T’i shohim gjërat siç janë jo siç duan protagonistët e këtij emisioni t’i shohin. U duk shumë qartë që Suela e provokoi. Çdo njeri nëse do ishte në vendin e tij, edhe një i martuar prap do reagonte njësoj. Sepse është qenia mashkullore e tillë, që është pak e lëkundur. Në momentin që unë ty të hidhem në qafë, vij të puth, të përqafoj, normalisht që do të ta kthej dyfish. Kështu që ishte e imponuar.

Si e gjykon situatën e Arjanës e cila u bë pak xheloze kur Suela po kërcente me Saimirin në skenë?

Dolëm prap aty ku thash pak më herët që në një moment a një një tjetër, këto do dalin te vetvetja. Kështu që sado jo të shtiren, por të krijojnë miqësira, do vij një moment i caktuar që do jenë vetvetja.

Arjanën e kam vënë re që është shumë xheloze. Edhe kur më zgjodhi mua Saimiri në takim bëri një reagim të çudishëm. Arjana këtë tip ka dhe do e shfaqi edhe më Suelën sepse është konkurrenca në mes. Ato nuk kanë ardhur këtu për t’u bërë shoqe më shumë se sa për të fituar zemrën e Saimirit dhe të publikut.

Po pret një takim të gjatë nga Saimiri dhe mendon se kjo do të jetë një javë deçizive për ty?

Po, mendoj se është deçizive. Për takimin nuk e pres, kaq. Nuk di çfarë të them. E di Saimiri por nuk e kam me qejf. Nuke di./tvklan.al