Nata e dytë e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me emocione të forta teksa dy konkurrente u eliminuan dhe dy të tjera u ftuan në një takim me protagonistin, Saimirin.

Ndërkohë, konkurrentet e tjera kanë folur për emocionet dhe mendimet e tyre për ngjarjet e ndodhura gjatë javës me takimet.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, konkurrentja Kejsi është pyetur për vajzat që Saimiri zgjodhi për takimet e rradhës, Xhesin dhe Merin.

Veç të tjerash 23-vjeçarja ka thënë se ato janë të dyja vajza të qeta, të matura dhe shtëpiake.

“Janë vajza të qeta, shumë të matura. Janë vajza që tregojnë se janë shtëpiake, janë shumë të lidhura me familjen besoj. Edhe unë jam, por varet si e ka kuptuar ai, ndoshta kam dal pas si e egër”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, e pyetur nëse do të shkonte mirë me mamanë e Saimirit, Kejsi është shprehur së është person i dashur dhe se asaj do t’ia bënte kafenë ashtu siç ajo dëshiron.

“Nuk e di se nuk e njoh por unë shkoj mirë me gjithë njerëzit, jam shumë e dashur dhe besoj që edhe ajo do mendonte të njëjtën gjë. Unë e qaj kafenë turke, vëtëm të ma thotë se si e do edhe me kajmak do i’a bëj”, ka thënë Kejsi.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al