Majlinda Kelmendi fitoi Medaljen e Artë në Lojërat Europiane që po zhvillohen në Minsk.
Xhudistja nga Kosova triumfoi në peshën deri 52 kilogramë.
28-vjeçarja Kelmendi fitoi finalen me rusen Natalia Kuziutina të shtunën.
Majlinda Kelmendi po përpiqet të ngjitet sërish në majat e xhudos botërore, pas dëmtimit që e ndaloi për gati 1 vit.
Tv Klan