Majlinda Kelmendi triumfoi të premten në Gland Slam të Dyseldorfit. Xhudistja nga Peja nuk njeh rivale në peshën deri 52 kilogramë. Kelmendi mundi 5 kundërshtare për të marrë të artën e radhës në karrierën e saj, ku nuk mungojnë tituj europianë, botërorë dhe olimpikë.
Majlinda Kelmendi, xhudiste:
Unë isha shumë e motivuar. Më dukej sikur isha në lojërat olimpike. Kisha besim te vetja dhe këtë e tregova.
Muajin e kaluar Majlindja Kelmendi mori medalje të artë edhe në Tel Aviv, duke treguar se dëmtimi i vitit të kaluar është harrur. Synimi madhor është të mbrojë titullin olimpik në 2020 në Tokio.
Tv Klan