kenga imeMbrëmje pas mbrëmje, Festivali i Muzikës Tradicionale dhe Qytetare “Kënga ime “po i afrohet netëve të gjysmëfinaleve. E shtuna ngjiti në skenë jo shtatë por tetë këngëtarë, duke sjellë në Teatrin e Televizionit Klan të tjerë tinguj. Në natën e tetë i takoi Greta Zanit të hap mbrëmjen.

Besnik Krajku, interpretuesi i parë i “Këngë moj” e risolli atë, këtë herë të pasuruar me tinguj rock.

E ardhur nga New York, ku zhvillon edhe karrierën e saj artistike ishte Mimi.

Mikëpritëse për të gjithë artistët, Pier Noshi i njohur për muzikën e tij blues dhe jazz, i këndoi traditës në “Kënga ime”.

Gjithnjë pjesëmarrës në spektaklet e realizuara në Televizonin Klan, nuk mund të mungonte “Grupi i Kavajës”.

Besnik i muzikës së Shqipërisë së mesme, Bujar Çiçi ishte konkuruesi i radhës.

Talenteve të X-Factor u takoi të mbyllin mbrëmjen e tetë. Emocione të bukura dhuroi edhe ngjitja në skenë e një prej artistëve të njohur nga Kosova, Bedri Islami krah djalit të tij, Lindit.

Tv Klan