Ka nisur plot sharm maratona e netëve të Këngës Magjike, ashtu sikurse në edicionin e dhjetë viteve më parë, ku gjithçka në formë e përmbajtje u ideua për të qenë e tillë. Tashmë kur kanë mbetur vetëm pak orë nga nata e madhe finale emocionet janë shtuar, ndërsa çmimi i madh pret fituesin qe do të ngjisë një tjetër trofe në sallën e Pallatit të Kongreseve.
Në natën e dytë të festivalit të Këngës Magjike 26 interpretime mbërritën tek teleshikuesi, i cili tashmë është njohur me këngët e artisteve gjate spektaklit “E diela shqiptare” që zhvillohet në televizionin kombëtar Klan.
Ardit Gjebrea: “Feleminderit për bashkëpunimin.”
Aleksandër Frangaj: “10 vjet Kënga Magjike, 10 vjet TV Klan.”
Nën drejtimin e prezantuesit Ardit Gjebrea, si dhe dy vajzave Artemisa Ozajt dhe Anis Brahimit pas kuintave, teleshikuesit patën mundësi të dëgjonin dhe shihnin performancën e e disa zërave të njohur të muzikës së lehtë e shoqëruara dhe nga trupa e baletit nën drejtimin e koreografit Albi Nako.
Kur na ndajnë fare pak orë nga nata e madhe ankthi dhe emocionet rriten mes 46 artisteve, ndërsa vetëm për njërin magjia do të vazhdojë./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro