Një operacion madh i policisë ndodhi këtë të diel në qendër të Hamburgut, pasi një person kërcënoi oficerët e policisë. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e qytetit gjerman dhe raportohet nga BBC.
Policia thotë se qëlluan me armë dhe plagosën rëndë një person, i cili po merr ndihmë mjekësore. Mediat raportojnë se incidenti ndodhi pranë një “fan zone” ku janë mbledhur tifozët e Holandës.
Në një deklaratë policia tha se personi në fjalë kërcënoi oficerët e policisë me një kazmë dhe pajisje ndezëse.
Mediat raportojnë se sulmi ndodhi rreth orës 12:30 me orën lokalë në zonën e Reeperbahn, rrugë kryesore e Hamburgut dhe që njihet për jetën e natës në qytet.
Kujtojmë se sot aty luhet ndeshja Poloni-Holandë, ndërsa më 19 Qershor do të luajë Shqipëria kundër Kroacisë./tvklan.al