Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Të arrestuari janë një 32-vjeçar për “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, një 40-vjeçar për “Vjedhje” si dhe një 19-vjeçar i cili akuzohet për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë/Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim, u finalizua operacioni policor i koduar “Catch”.
Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe ndaluar shtetasin R. L., 32 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Seksionin e kërkimit në DVP Tiranë, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim E.(D). D., 40 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore kapën dhe ndaluan shtetasin F. L., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/tvklan.al